Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi mbrëmjen e 11 nëntorit në emisionin "Opinion", në një përpjekje të dëshpëruar për të justifikuar dështimin e strukturave që janë nën vartësinë e tij.
E themi këtë pasi vetëm në muajt e fundit janë kryer një sërë vrasjesh dhe atentatesh që kanë tronditur vendin, ndërsa ngjarjet janë ende të pazbardhura plotësisht dhe autorët enden të lirë.
Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar nga Korça, punonjësit e policisë nuk mund të kapin dot një person që sipas tij rezulton me precedentë penalë, i cili iu shpëton në mënyrë spektakolare, duke i lënë 'duarbosh'.
Dy punonjës të policisë tentojnë të ndalojnë automjetin, por drejtuesi nuk iu bindet dhe vazhdon të ecë. Me një amatorizëm të theksuar, ata përpiqen të hapin derën e makinës teksa ajo është duke ecur, por dështojnë keqazi, ndërsa drejtuesi i jep gaz mjetit dhe largohet.
Video është filmuar ditën e djeshme në qendër të qytetit të Korçës, përballë Katedrales Ortodokse.
Këto pamje dëshmojnë më së miri deklaratën e mësipërme të ministrit Lleshaj, ku policia vepron me "profesionalizëm" të lartë dhe për t'u patur zili ndaj personave me precedentë penalë.
Mesazhi i plotë: