Bashkia tha se i kishte ndërtuar shtëpinë, familjari përgënjeshtron lajmin: E kemi bërë vetë, madje dhe me borxhe

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.12.2019, 19:34

Ditën e djeshme, në media u publikua një artikull ku thuhej se Bashkia e Kavajës ka ndërtuar një shtëpi të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në fshatin Mëmzotaj.

Lajmi u propagandua në media nga kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, i cili në praninë e kamerave, vizitoi familjen e Bujar Biçakut.

Mirëpo, duket se kjo s'ka qenë asgjë tjetër përveçse një propagande "rilindase", pasi vëllai i Bujarit, Alti Biçaku e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

Ai ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku pretendon se ky lajm është një gënjeshtër e madhe.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Shikoni se ca bejn me familjen time ktej thon qe kemi ber ne shtepin por asnjë gje skan ber i kemi vet. Ky lajm qe eshte publikuar ne media esht nje genjeshter e madhe tek ky postim keni dhe komentin tim qe sqaron rastin."

Në komentin e këtij lajmi, Altin Biçaku shkruan se shtëpinë e kanë ndërtuar vetë, madje dhe me para borxh.

Ai iu kujton autoriteteve se vëllai i tij, Bujar Biçaku, i cili pësoi një aksident të rëndë në muajin korrik dhe mbeti i plagosur

I revoltuar, Altini shkruan:

Ca keni ndërtuar ju po doni te Beni sikur keni ber mir ju ne per rrjete sociale i vazhduat shtepitë dhe dhe ilat prap sps that nk kemi mundësi per ti mbyllur turp te keni sps ajo shtepi prap me borxhe esht ndërtuar ndërsa per vellain tim bujar Bicaku e kishte nje mundesi per t'u kuruar ne Turqi por na that qe do ju kthejme pergjigje per 2 jav dhe ardhi nje pergjigje mbas 2 muajsh per t'a cuar vellain tim ne Turqi mbasi gjendja e tij u perkeqesua sa me keq jeni nje bashki i njorantash dhe kujt t'i vij hidhur per kto fjal le ti djegi sa me shum per ate qe esht s'keni turp dhe shkoni dhe i hidhni foto kemi ber leshin kemi ber preshin ... Per kto shtepi pse nuk keni foto qe nga vazhdimi i shtepisë po keni vetem nje foto qe. Esht futur familja mbrenda po gjoja eka ber surrati juaj qe kjo familje shte e siguruar nga bashkia dhe dicka tjeter s'kam qen vet aty undi un sa do dilte kjo foto ktu s'keni turp jo vetëm për familjen time po per cdo familje qe talleni ....................... ...... this is a rotten state especially the city of Kavaja which is to rent you sorry for the expression.

Kujtojmë këtu që dy muaj më parë, motra e Bujar Biçakut bëri një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të vëllain, që u braktis nga Ministria e Shëndetësisë.

33-vjeçari ka këputur tre rruaza të qafës, ka pësuar një çarje në kokë rreth 20 centimetra dhe fatkeqësisht ka mbetur i paralizuar në të gjithë trupin dhe mund të lëvizë vetëm pjesën e kokës.

Ai ka kryer dy operacione, një kokë dhe një në qafë, ku i janë vendosur tre proteza për mbajtjen e ekuilibrit të qafës.

Sikur të mos mjaftonin këto, shtëpia e babait të dy fëmijëve të mitur u dëmtua rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe më pas u bë e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit