JOQ Albania
Home

U prek nga sëmundja vdekjeprurëse, aktori i dashur i femrave përfundon me urgjencë në spital
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29/12/2019 15:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas raportimeve, aktori Zac Efron është dërguar me urgjencë në spital pasi dyshohet të jetë prekur nga një sëmundje vdekjepreurëse, teksa ka qenë në Papua, Guinenë e Re.

Aktori 32-vjeçar ishte duke filmuar seritë e filmit të radhës, i cili do të ketë titullin “Killing Zac Efron”, në momentin që ka rënë në kontakt me sëmundjen.

Zac Efron ‘Rushed To Hospital After Contracting Deadly Illness’ In Papua New Guinea

Ai është dërguar me urgjencë në spital në Australi. Efron ka fluturuar për në Brisbane, ku është shtruar në spitalin privat “St Andrews War Memorial Hospital”. Momentalisht raportohet të jetë në gjendje të qëndrushme shëndetësore.

Sipas mediave të huaja, aktori dyshohet të ishte prekur nga tifoja, ose një infeksion bakterial i ngjahëm. Megjithatë, mjekët kanë arritur ta qetësojnë në kohë, duke vënë nën kontroll situatën.

Zac Efron ‘Rushed To Hospital After Contracting Deadly Illness’ In Papua New Guinea

***

Burim: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania