JOQ Albania
Home

Turqia prezanton “bishën” e saj, Erdogan: Nuk pyesim askënd
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/12/2019 7:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Turqia prezantoi prototipin e automobilit vendas, të zhvilluar nga Grupi i Iniciatviës së Automobilit të Turqisë (TOGG). Ceremonia u realizua me pjesëmarrjen e shumë zyrtarëve të lartë, përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdoğan, krerët e projektit, inxhinerë, ekspertë dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij në ceremoni, Erdoğan tha se Turqia po përjeton një ditë historike. Sipas tij ky është realizimi i ëndrrës 60-vjeçare.

Duke thënë se mbi 100 inxhinierë turq kanë punuar për të realizuar projektin, ai u shpreh se Turqia nuk blen licencë ose leje nga askush, por i përcakton vetë të gjitha tiparet teknike. Erdoğan theksoi se Turqia nuk do të lejojë përpjekjet për të penguar prodhimin e veturës së saj.

Ai u shpreh:

Ata arritën të pengojnë prodhimin e Devrim (makina e parë vendase e Turqisë), por nuk do të jenë në gjendje ta pengojnë këtë automobil”.

Pas fjalës së tij, me një spektakël të përgatitur, u prezantuan dy modele të automobilit, njëri SUV dhe tjetri Sedan, me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, si referencë në flamurin e Turqisë.