JOQ Albania
Home

Instagram merr vendime drastike, heq përfundmisht filtrat e kirurgjisë plastike
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/12/2019 13:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instagram ka bërë ndryshime të mëdha. Sëfundmi rrjeti social ka hequr nga përdorimi filtrat e kirurgjisë plastike. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilat shkruajnë se ky ndryshim është bërë për shkak se Instagram do të mbrojë përdoruesit e tij dhe të përmirësojë eksperiencën e tyre në rrjet.

Kështu, pas heqjes së reklamave për pije që të dobësojnë dhe operacione kozmetike për të gjithë të miturit, ishte radha për të hequr filtrat e kirurgjisë plastike. Siç thuhet, edhe pse u krijuan më së shumti që njerëzit të luanin dhe të argëtoheshin me to, shumë shpejt u shndërruan në një kërcënim për shëndetin mendor dhe fizik të shumë të rinjve.

Vendimi u mor pas hulumtimeve të shumta, të cilat tregojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj imazheve të idealizuara mund të ketë një ndikim negativ në perceptimin e dikujt për veten. Një shembull është tashmë raporti i Lëvizjes së Shëndetit të Rinj për 2017, i cili nxori në pah efektet e rrjeteve sociale tek përdoruesit e rinj. Ky çrregullim, i njohur si dysmorfizmi i trupit ose dismorfofobia, çon në përkeqësimin e defekteve që mund të jenë të vogla në pamjen e të rinjve.

Plastika ishte një nga filtrat e parë që u zhduk. Ky ishte një nga filtrat më të famshëm, krijuar nga projektuesja dixhitale Teresa Fogolari. Ky filtër u përdor më shumë se 200 milion herë.

Konsideruar një nxitje drejt operacioneve plastike, këto dhe filtra të tjerë, pas sinjalizimit nga përdoruesit që duket se kanë mirëpritur propozimin, do të hiqen në muajt e ardhshëm në mënyrë që ta bëjnë rrjetin social më pak "të rrezikshëm".

***

Burim: InNaturale|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania