JOQ Albania
Home

Ky është smartfoni më i shitur në të gjithë globin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/12/2019 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

iPhone XR u nxor në treg shtatorin e kaluar. Sëfundmi u zbulua se është telefoni më i shitur në të gjithë globin në tremujorin e fundit të vitit 2019.

Ky iPhone zë 3% të tregut dhe mbetet telefoni më i shitur çdo tremujor që nga viti 2018. Vetëm iPhone XR kontribuoi në mbi ¼ e shitjeve të Apple gjatë tremujorit, duke u bërë telefoni më të shitur për gjigantin e teknologjisë.

Apple gjithashtu ndryshoi çmimet e XR në Kinë dhe rajone të tjera për të ruajtur kërkesën e fortë të konsumatorëve për telefonin. iPhone XR ju bashkua iPhone 11 i nxjerrë në treg në shtator të këtij viti dhe zë vetëm 1.6% të tregut.

Lista e telefonave më të shitur në tremujorin e fundit të 2019 përfshin gjithsej 6 modele nga Samsung dhe Oppo, ndërsa dy të fundit në listë janë Xiaomi Redmi 7A dhe Huawei P30.