Mungesa e sinjalistikës rrugore është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve automobilistike në vend, që marrin qindra jetë njerëzish çdo vit.
Së fundmi, një drejtues mjeti nga qyteti i Ballshit ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku në një rrugë mungon sinjalistika rrugore.
Siç shihet dhe në video, rruga duket sikur është e drejtë, por disa metra më tutje mund të përfundosh disa metra më poshtë, për shkak të një kthese, e cila nuk dallohet mirë.
Tingëllon e çuditshme, por nëse nuk e sheh me kujdes këtë rrugë që fillimisht të "mashtron", rrezikon të lëndohesh ose edhe të humbësh jetën.
Rruga ndodhet mbi një mur betoni, që mund të jetë rreth 2 metra i lartë.
Sipas denoncuesit, videoja është filmuar në lagjen "28 Nëntori" të qytetit të Ballshit. Ai thekson se ky vend është burim aksidenti, pasi aty pranë ndodhet edhe një kopsht fëmijësh.
Mesazhi i plotë: