Shpërthimi i karburantit në Kombinat, flet dëshmitari: Ishte aq i fuqishëm, saqë e shtyu 10 metra matanë rrugës një makinë që po kalonte

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2019, 20:31

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e sotme në një pikë karburanti në Tiranë.

Incidenti i rëndë ndodhi në zonën e Kombinatit, rreth orës 18:46, në rrugën "Llazi Miho", ku një karburant shpërtheu dhe mori flakë një bombol gazi, që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Policia raportoi se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi por vetëm dëme materiale, ndërkohë që forcat zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e flakëve.

Ndërkohë një dëshmitar në vendngjarje ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon momentin e shpërthimit dhe pasojat që la pas.

Sipas tij, shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë e ka shtyrë mbi 10 metra matanë rrugës një automjet tip "Ford Focus", që po kalonte aty pranë.

Qytetari rrëfen se njerëzit që ndodheshin brenda në automjet, ndër ta edhe fëmijë, dolën me shpejtësi jashtë.

Ai thekson se disa sekonda më pas shpërtheu kofanoja e makinës.

Më tej qytetari shprehet se edhe dy kamiona që po kalonin rastësisht aty pranë, janë prekur nga rrezja e shpërthimit dhe nuk mund të ndizen dot më, pasi u është dëmtuar motori.

Ndonëse policia raportoi se nuk ka persona të lënduar, sipas qytetarit një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Keto jane pasojat nga shperthimi i karburantit ne kombinat. Kjo makine ka kaluar rastesisht ne rruge e vetme. Aq I forte ka qene shperthimi i karburantit sa e ka shtyre makinen mbi 10 metra matane rruges dhe njerezit brenda saj me.femije kane dal shpejt jashte dhe pastaj ka shperthyer kofanuja mee.flake prej motorrri. Automjeti ishte nje Ford focus ngjyre e bardhe fatmiresisht ska te lenduar veq nje djale i ri qe mbeti i plagosur dhe e cun ne spital. Dhe kto dy kamjona kane kaluar rastesisht ne distance te larget Por I ka.prishur ne motorre rrezja e shperthimit ,nuk ndizen si kamiona."

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:46 në rrugën “Llazi Miho”, në një karburant, ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku Zjarrfikëset po bëjnë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij.

Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve nga perimetri i sigurisë, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit