I dha bukë e ujë pasi i kërkoi ndihmë, klienti i vjedh celularin punonjësi të lokalit në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.12.2019, 22:21

Grabitjet në lokale duket se janë kthyer në një trend të pazakontë gjatë muajve të fundit në kryeqytet.

Së fundmi, punonjësi i një lokali në Tiranë ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet se si një klient vjedh një celular.

Siç shihet dhe në video, personi në fjalë del nga WC dhe pasi sheh që askush nuk ndodhej në banakun e lokalit, merr telefonin "si pa të keq" dhe e fut në xhep.

Punonjësi i lokalit shprehet se personi që i vodhi celularin erdhi për t'i kërkuar ndihmë, ndërsa shton se i dha bukë dhe ujë.

Ai kërkon që personi në fjalë t'i kthejë telefonin, ndërsa kërkon ndihmë nga qytetarët që mund ta njohin hajdutin.

Sipas denoncuesit, video është kapur nga kamerat e sigurisë të lokalit, ndërsa ngjarja ka pak pas mesnatës së djeshme.

"Bëj mirë, që të gjesh keq", kjo është shprehja që mund t'i shkojë për shtat këtij rasti të pazakontë, ku personi që vjedh celularin, duket se e ka shfrytëzuar mirësinë e punonjësit të lokalit duke ia shpërblyer në këtë mënyrë të turpshme.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ, doja te beja nje denoncim, personi qe po shikon me ka ardh te lokali ku punoj me ka kerkuar ndihme, i kam dhene buke dhe uje dhe kur ka ik me ka vjedh telefonin, i bej thirrje te me ktheje telefonin para se te bej denoncimin ose nese ka dikush ndonje informacion te me ndihmoje... Video eshte mare nga kamerat e lokalit qe ndodhet prane stadiumit dinamo me dat 24 eshte dhe siper videos. Faleminderit!"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit