JOQ Albania
Home

Brenda avionit me suitën më të shtrenjtë në botë, s’do ta besoni sa kushton një biletë vajtjeje
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22/12/2019 11:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse mendoni se udhëtimi në klasin e parë me avion është një luks, atëherë duhet të shihni me patjetër "The Residence" të linjës Etihad në Abu Dhabi. Suita e tyre është më e veçanta duke e kaluar udhëtimin në avion në një nivel tjetër.

Ajo është e pajisur me një krevat dopio, një tualet ku janë të vendosura dushi me hidromasazhin si dhe një shërbëtor personal. Avioni Airbus A380 u inagurua në vitin 2014 dhe që prej atëherë operon normalisht thuajse në të gjithë vendet e botës.

Por si çdo gjë luksoze dhe çmimi është shumë i lartë. Mesatarisht një biletë vajtje-ardhje kushton 52 mijë euro por çmimi varet gjithmon dhe nga destinacioni. Shumë persona të famshëm kanë udhëtuar me "The Residence", madje aktorja e njohur Nicole Kidman ka realizuar një set fotografik në ambjentet e saj.

***

Burim: The Sun|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania