JOQ Albania
Home

“Do të bëj funeralin”/ Pas kërcënimeve, gazetari shqiptar: Ka laçianë me armë në brez që janë gay
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/12/2019 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ronaldo Sharka është një prej gazetarëe të rinj të showbizzit në vendin tonë. Prej pak kohësh ai është bërë pjesë e emisionit “Thumb On”, ku ka rënë në sy për intervistat e tij thumbuese dhe kamerat e fshehta.

Herë pas here ai është paragjykuar në lidhje me seksualitetin dhe për këtë ka folur hapur, teksa ka qenë i ftuar në “Ditë e Re”. Djaloshi tregon se fillimisht, kur dëgjonte të përflitej se ai ishte gay, mërzitej dhe trishtohej.

Por, me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan e siç duket, gazetari u mësua me thashethemet pa bereqet që bëhen për të. Sipas tij, në vendin tonë ka pafund gay.

Madje, ai guxon të thotë edhe se ka mjaft laçianë, të cilët janë me pistoleta në brez, harxhojnë shumë euro për shishet në klubet e natës në Tiranë, e prapë janë gay.

I riu deklaroi në emision:

Në fillim mërzitesha për çdo koment negativ, por shqiptarët e kanë tendencën të shajnë jo po çfarë është ky gey, çfarë është ky gey me mustaqe, por harrojnë diçka, se shqiptarët kur bëhet fjalë për gey i njohin vetëm këto që dalin tek Arian Çani apo ku ta di unë. Por të gjithë e dinë që ka pafund gey, ka dhe nga ata laçianët që janë me pistoleta tek brezi dhe që harxhojnë shumë euro për shishe nëpër clubet e Tiranës.
Më është mbushur inbox me kërcënime pas videos të Renatos si prsh do të të bëj funeralin dhe nuk i kam pyetur pse sepse nuk të vret kush nga “Instagrami”. Shqiptarët vriten po i pe shtrembër, unë i qesh”.

Veç kësaj experience ai ka folur edhe për faktin se për gati 11 vite është bullizuar.