SKANDAL/ Turkish Airlines lë shqiptarin në mes të Turqisë: Kthehu me ne,1500 € bileta

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.12.2019, 18:18

Problemet me linjat e udhëtimit vazhdojnë të jenë një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, të cilët shpeshherë përballen me situata nga më të turpshmet që kompanitë përkatëse krijojnë.

Një rast, cili mund të cilësohet si skandaloz i ka ndodhur një qytetari me kompaninë e njohur të fluturimit Turkish Airlines, shërbimi i të cilës ofrohet nga AIR ALBANIA në Shqipëri.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, një qytetar i cili kishte prerë biletën për në Dusseldorf të Gjermanisë, me kalim tranzit nga Turqia ka mbetur i shtangur nga kushti që kompania turke kishte.

Qytetari niset nga Tirana për në Stamboll dhe në pritje për të marrë avionin për në Gjermani, ai nuk lejohet që të fluturojë me linjën të cilën kishte prerë biletën.

Arsyeja ishte që bileta e kthimit nuk ishte prerë me kompaninë Turkish Airlines. Vërtet e pazakontë, e çuditshme dhe e turpshme, pasi çdokush zgjedh linjën e udhëtimit që do.

Pikërisht për këtë qytetari ka shkuar të ankohet në sportelet e kompanisë. Për pasojë, qytetari është kthyer mbrapsht për në Tiranë, pasi bileta që mund të priste nga kjo kompani, kushtonte 1500 euro.

Ai shprehet se problemin e ka pasqyruar në të gjitha faqet që Turkish Airline disponon dhe e ka quajtur këtë një vjedhje të hapur.

Qytetari denoncon:

Kam ble nji bilet nga turkishairline. Per vajtje nga tirana ne dusseldolf te gjermanise ,dhe ardhjen e mora nga albwing se ishte direct. U nisa nga rinasi cdo gja ne rregull ,mberrij ne istambull dhe pres avionin tj per ne gjermani ,shkoj te hyp dhe punonjesi i turkishairline sme le te hyp ,i tham pse ,me thot sepse nuk ke te njejten kompani fluturimi kur te kthehesh. Dhe me lan ne turqi. Shkoj te ankohem me iku truri. Arsyeja esht qe neqoft se fluturon me tirkishairline dhe kthimin duhet ta besh me ta sepse ndryshe te djegin bileten. Ok i thash sa ban bileta e kthimit me thon 1500€. Me iku zari vlla. Po na grabisin live dhe pa meshire. Por drejtesi nuk gjeta ,dhe paguva bilet tj dhe u ktheva ne Tirana.Nejse un i bana dhe video ,sepse fola me shiprin dhe me than qe nuk asht e vertet. Shikoje videon. I kam lan komente dhe i kam ba ankesa ne te gjitha webet qe kan kto legena."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit