JOQ Albania
Home

I ati zjarrfikës dhe jetë super-luksoze, Nertila kujton Jetnisin: Me shpirt kurrë s’ do më kishte lënë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/12/2019 8:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse nuk e dinit, Nertila Kapaj, vajza bukuroshe që mund ta shikoni kudo nëpër faqet e mediave rozë, por edhe të mahniteni nga fotot e saj në Instagram, është vajza e një zjarrfikësi nga Vlora. Bëhet fjalë për Luan Kapajn, i cili u konsiderua “hero” pas tërmetit të 26 nëntorit.

Nertila ka qenë sëfundmi e ftuar në emisionin e Bieta Sulos, ku ka kutjuar të dashurin e saj të ndjerë, Jetnis Dollapi. Ajo u shpreh për të riun se do të ngelë përherë në zemrën e saj, pavarësisht viteve që kalojnë.

Me lot në sy, Nertila delaroi:

Edhe mbas 20 vitesh të vij të flas për këtë, prapë të njëjtën gjë do them, ai është i pazëvendësueshëm. Është një dhimbje që s’ka për t’u mbyll kurrë, por jeta na bën të fortë.
Mësohemi me këtë… Fjalët e tij kanë qenë ‘mos u mërzit zemër se do bëj çdo gjë që të jemi të lumtur bashkë’.
Kalon kohë dhe unë prapë i lexoj ato mesazhe. Më vjen inat me jetën, më vjen inat me të, sepse e dija që ai kurrë nuk do më linte, me shpirt kurrë s’ do më kishte lënë”.