Tërmeti i 26 nëntorit ndër të tjera nxorri në pah cilësinë e dobët të ndërtimeve, e cila habiti edhe ekspertët e huaj që erdhën për të inspektuar ndërtesat e dëmtuara.
Disa nga ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti u fundosën nëntokë, ashtu siç ndodhi me pallatin 6-katësh në Durrës, ku humbën jetën 7 persona.
Së fundmi një qytetar ka denoncuar një rast në redaksinë e JOQ Albania, që mund të cilësohet si "kronikë e një tragjedie të paralajmëruar".
Ai ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video, ku denoncon prishjen e themeleve të pallatit të Shallvareve, në shkallën 17, i cili ndodhet mu në qendër të Tiranës.
Sipas tij, bodrumet e këtij pallati janë marrë nga një person në vitin 2007, i cili asokohe kishte lidhje të forta politike dhe i ka zaptuar këto hapësira.
Qytetari pretendon se personi në fjalë ka prishur të gjitha themelet, duke gërmuar deri në trotuaret ku ata ecin.
Më tej, ai tregon se bodrumi poshtë pallatit është dhënë me qira për t'u përdorur si magazinë nga një lokal që ndodhet në katin e parë.
Denoncuesi paralajmëron se në rast se një tjetër tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë, pallati do të fundoset, ashtu si në rastin e pallatit 6-katësh në Durrës.
Banori tregon se rasti është denoncuar në shtet dhe Bashkinë e Tiranës, por asgjë nuk është bërë deri më tani.
Mesazhi i plotë: