Një breshkë deti është gjetur e ngordhur në bregdetin e Talës në Lezhë.
Siç shihet dhe në foton e trishtë të dërguar nga një qytetare në redaksinë e JOQ Albania, breshka ka shenja të mëdha thuajse në të gjithë trupin e saj.
Nuk dihet se nga i janë shkaktuar këto shenja dhe shkaqet e ngordhjes së saj, por mendohet se mund të jetë goditur nga ndonjë shkarkesë atmosferike.
Sipas qytetares, ajo është gjetur ditën e djeshme rreth orës 18:00.
Kujtojmë këtu se një numër i madh breshkash janë nxjerrë të ngordhura nga bregdeti shqiptar.
Një ndër shkaqet kryesore të ngordhjes së këtyre zvarranikëve të dashur, është edhe ndotja e ujit.