Ekskluzive/ U braktis nga shteti, ky është vendi ku ra nga 200 metra lartësi efektivi i RENEA-s

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.12.2019, 16:29

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të ditës së sotme, ku efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, ra ka një lartësi prej 200 metrash në greminë në malin e Zorgjit në Dukagjin.

Të vetmit që e kanë ndihmuar Bledarin të dalë nga vendi ku kishte rënë kanë qenë banorët e zonës, pasi kishte kaluar rreth 5-6 orë në brendësi të greminës.

Ai ka marrë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, duke nisur nga dy këmbët, duart, legeni, por edhe brinjët. Edhe pse banorët e zonës kërkuan ndihmën e shtetit dhe ardhjen e një helikopteri për të nxjerrë të riun prej aty, ndihma nuk erdhi.

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon vendin ku ka rënë efektivi i RENEA-s, i cili u braktis nga shteti dhe ndihmën që po i japin banorët e zonës.

JOQ mëson se pas nxjerrjes nga gremina, efektivi i RENEA-s është vendosur në një autoambulancë dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Një miku i Bledarit ka shkruar pranë JOQ Albania, ku tregoi se katër vite më parë, familja e Bledarit ka përjetuar një fatkeqësi. Sipas tij, vëllai i Bledarit humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinë. Ai ishte vetëm 25-vjeç.

Sipas raportimeve, mësohet se ndonëse ka dëmtime të shumta fizike, efektivi i RENEA-s ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit