Ekipi i njohur brazilian, Kruzeiro ka rënë mbrëmjen e djeshme për herë të parë në histori nga Kategoria.
Ata janë mposhtur me rezultatin 2-0 nga Palmeiras në shtëpi dhe në këtë mënyrë janë rrëzuar një kategori më poshtë.
Me 7 fitore, 15 barazime dhe 16 humbje, ka qenë totalisht e pashmangshme rënia nga Serie A braziliane.
Mërzia te tifozët ishte shumë e madhe, aq sa i gjithë stadiumi ka shpërthyer në lot.
Madje nga frika se mund të ndodhte diçka e rëndë në Mineirao, u vendos që ndeshja të mbyllej që në minutën e 89’, për shkak se kjo mund të kthehej në një tragjedi.