Çfarë dreqin po ndodh me Juventusin? Kjo është pyetja që ç'do tifoz futbolli ka në këto momente në kokën e tij.
"Zonja e Vjetër" u mund sonte 3-1 nga Lazio në "Olimpico" duke u konfirmuar zyrtarisht në krizë.
Juventusi shënoi i pari me Ronaldon, por Lazio u gjua dhe ka bërë një përmbysje spektakolare.
Luiz Felipe, Sergej Milinkovic-Savic dhe Caicedo ishin autorët e golave në këtë triumf madhështor të Lazios.
Me humbjen e sotme, Juventusi mbetet në vendin e dytë, me 36 pikë, dy pikë prapa Interit duke rrezikuar titullin kampion.
Nga ana tjetër, Lazio vijon të jetë në top-formë dhe ngjitet i treti, me 33 pikë në klasifikim.