Berat Gjimshiti ka qenë heroi i Atalantës në ndeshjen e sotme ndaj Veronës. Mbrojtësi shqiptar ka ka shënuar golin vendimtar në fundin e ndeshjes duke i dhuruar 3 pikë të rëndësishme ekipit të tij.
Kur sfida ishte mbërthyer në shifrat 2-2, ishte pikërisht Gjimshiti që i dha fitoren Atalantës.
Mbrojtësi kuqezi shfrytëzoi në maksimum një pasim të Toloit me kokë, duke shkundur rrjetën me goditjen e tij. Festë e çmendur për tifozët dhe lojtarët bergamaskë, ndërsa e gjithë merita shkon për Berat Gjimshitin.
Ja goli: