Policia e Vlorës i sekuestroi ditën e djeshme, Luan Beshajt, një pasuri prej 500 mijë eurosh, që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Në një prononcim për “Balkanweb”, 72-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat.
Në njoftimin e policisë, thuhej se Beshajt i janë sekuestruar 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete dhe 2 llogari bankare.
Beshaj ka thënë se nuk posedon asnjë automjet, ndërsa përsa i përket akuzave për trafik droge, ai shprehet se ka udhëtuar drejt Italisë për arsye shëndetësore dhe ka qendëruar jo më pak se 15 ditë.
Përsa i përket të ardhurave, ai thotë se janë siguruar nga puna e 5 anëtarëve të familjes, ndërsa mohon që shuma të jetë 500 mijë euro.