Rama u prezantoi Ronaldon e Buffonin, gazetari: Përdorim politik i turpshëm i fëmijëve në fatkeqësi!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.12.2019, 07:57

Gazetari Dritan Kaba ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për “surprizën” që u bëri kryeministri Rama dy fëmijëve të mbijetuar nga tërmeti, Alesios dhe Aurelit.

Kujtojmë këtu se Alesios dhe Aureli u takuan ditën e djeshme me Cristiano Ronaldo dhe Gigi Buffon.

Në posimin e tij Kaba shkruan se Rama i ka përdorur fëmijët për qëllime politike. Po ashtu ai e quan Ramën “Frankesnstein i shqiptarëve”.

Por mes rreshtash ngre edhe pyetjen se kë do u çojnë të takojnë 2 mijë fëmijëve të tjerë që kanë ngelur pa strehë.

Postimi i plotë:

EDI, KY FRANKENSTEIN I SHQIPTARËVE! Po ata 2 mijë fëmijët e tjerë që kanë ngelur pa strehë kë do i çojnë të takojnë? Ky është një përdorim politik i turpshëm i fëmijëve në fatkeqësi! Por hiena nuk ka mëshirë për asgjë! Dhëmbët e saj kafshojnë ku të mundin, në mish të njomë apo në kadavra. Jargët e saj lyejnë e bëjnë pis këdo! Ndjej neveri për këtë shëmti mediatike dhe politike! Shqiptarët në këto momente kanë nevojë për një shtet real dhe jo atë të kamerave të fëlliqta, të paturpta, deri edhe kriminale! Hiena shkul mishin e prindërve me taksa dhe neglizhencë, mospërfillje, arrogancë dhe deformon e i trajton si kavie fëmijët e tyre! Nëse ka një tërmet që po e shkund këto shtatë vjet Shqipërinë edhe ka sjellë largimin e mbi 500 mijë shqiptarëve si nga vendi i kolerës është pikërisht ky degradim moral që nuk njeh asnjë mëshirë! Tall direkt në TV fatkeqin që ishte i sëmurë, i ulëret si kafshë një gruaje, tall Erionët e tij për pak spektakël, i leh qenit, sajon histori dhe më së fundmi përdori edhe fëmijë në fatkeqësi! Ky është mostra që kemi krijuar të gjithë bashkë! Ky është monstra e 'Frakenstain-ëve shqiptarë'!”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit