JOQ Albania
Home

Nuk është në ëndërr, ky fshat gjendet në Gjakovë
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 05/12/2019 22:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fshati Pjetershan i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës edhe këtë vit është stolisur në mënyrë të veçantë.


Si çdo vit tjetër, banorët e këtij fshati kanë ndriçuar hapësirën përreth famullisë.

Një gjë e tillë tashmë është bërë traditë në këtë fshat piktoresk, transmeton JOQ Kosova.

Të gjitha mediat në vend kishin raportuar edhe vitin e kaluar për dekorimin e këtij fshati, derisa banorët kishin thënë se një pamje e tillë fshatit kishte tërhequr shumë vizitorë.

Ndryshe, dritat në këtë fshat ndizen më 1 dhjetor dhe fiken më 5 janar.