Ibrahimoviç është një futbollist që njihet nga të gjithë për karakterin e tij të ashpër dhe arrogant. Me ç'do ekip që ka luajtur, ai ka pasur përballë edhe rivalë të fortë që e kanë kthyer edhe në personale.
Një duel mjaft i ashpër ka qenë edhe ai me Marco Materrazin. Ka qenë vetë Ibra, i cili ka kthyer edhe njëherë në memorio përpplasjet me ish-mbrojtësin e Interit.
Ibra rrëfeu:
Unë isha te Juventusi dhe po luanim kundër Interit. Materazzi bëri një ndërhyrje vrasëse dhe më lëndoi. Si futbollist ishte shumë i keq. Ai luante për të të dëmtuar. Në derbin e 2006-ës, ai më dëmtoi, unë dola jashtë dhe Kapelo më tha: ‘Do të ndërroj’. Unë hyra në lojë, se nëse dikush më bën një gjë të tillë, nuk më ikën kurrë nga mendja, por dhimbja ishte e madhe dhe dola. Më pas shkova tek Interi, Barcelona dhe Milani. Në ndeshjen e parë derbi në sezonin 2010-2011, ishin të gjithë kundër meje, dhe kjo më karikoi. Por nëse nuk ke kontrollin, mund të bësh diçka që të bën të veprosh keq. Në pjesën e dytë, Materaci ishte afër dhe me një lëvizje “Taekwondo” e kam dërguar në spital. Staknoviçi më tha: “Pse e bërë, Ibra?” Dhe unë i them: “Kam pritur 4-vjet për këtë moment, për ta çuar në spital”.