Kylian Mbappe është padyshim ylli i së ardhmes. Sulmuesi francez vazhdon të paraqitet në nivele të larta, duke ruajtur formën e shkëlqyer me ekipin e tij, PSG-në.
Mbrëmjen e djeshme në kampionat kundër Nantesit, ylli francez ka shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij.
20-vjeçari, mori një pasim perfekt nga Di Maria, për të shënuar më pas golin më të bukur të këtij sezoni në Ligue 1, por edhe ndoshta golin më të bukur të karrierës së tij deri tani.
Jeni dakord?