Pep Guardiola është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë. Megjithatë, ai ndonjëherë nxitohet me deklaratat e tij.
Së fundmi, një gafë qesharake e teknikut spanjoll në konferencën e djeshme për shtyp pas ndeshjes ndaj Burnleyt, është duke bërë xhiron e internetit.
Teksa po fliste për përshtatjen mjaft të mirë të mesfushorit Rodri, Guardiola, ngatërroi emrin e skuadrës së tij, duke deklaruar se Bajerni i Mynihut kishte bërë blerjen e duhur.
Spanjolli reflektoi menjëherë duke e korrigjuar gafën e tij, teksa vendosi dhe duart në kokë pas këtij momenti.
Kujtojmë që Guardiola ka pasur në të kaluar një eksperiencë me Bajnernin.