JOQ Albania
Home

Ishte “martuar” në Kosovë si 14 vjeçe, e mitura nga Shqipëria lind fëmijë në moshën 16 vjeçe
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 03/12/2019 11:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shtetase e Shqipërisë ishte martuar në Kosovë para dy vitesh, në moshën 14 vjeçare. Ajo po bashkëjetonte me burrin, dhe tani ka lindur edhe fëmijë.

Policia e Kosovës ka thënë se nga QKUK është raportuar për një vajzë të mitur nga komuniteti ashkali e cila ishte shtrirë për të lindur fëmijë, raporton JOQ Kosova.

Siç thotë raporti policer, vajza nga Shqipëria po bashkëjetonte në Ferizaj me një mashkull të komunitetit të njëjtë, mosha e të cilit nuk dihet.

Viktima tani ndodhet në spital dhe në gjendje stabile shëndetësore, ndërkohë që nuk raportohet se është arrestuar ndonjë person.