Lionel Messi fitoi mbrëmjen e djeshme për herë të gjashtë në karrierën e tij "Topin e Artë". Juria e përbërë ekzaktësisht nga 176 gazetarë botërorë votoi si fitues argjentinasin.
Vota shqiptare, e hedhur nga gazetari Besnik Dizdari (për të 33-in vit radhazi), i cili është njëkohësisht edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë i shkoi Kristiano Ronaldos.
Ky i fundit u rendit në vend të tretë në klasifikimin përfundimtar. Në vend të dytë, vota e tij shkoi mbrojtësin e Liverpulit, Virgil Van Dijk.
Në vendin e tretë ai zgjodhi Lionel Messin, ndërsa në vend të katërt dhe të pestë, përzgjodhi dy lojtarë të Liverpoolit, Alison Beker dhe Mohamed Salah.