U organizua mbrëmjen e djeshme në Paris, ceremonia e "Topit të Artë", ku fitues u shpall Lionel Messi, i cili e fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierën e tij.
E pranishme në ceremoni, ishte edhe futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, e cila ishte e nominuar për këtë çmim te femrat.
Sakq, ajo nuk ka nguruar të pozojë me simbolin e shqiponjës në tapën e kuq, në ceremoninë e organizuar në Paris.
Asllani, e cila përfaqëson Suedinë në futbollin e femrave është shqiptarja e parë e cila ka arritur ta veshë fanellën e Realit të Madridit.
Ajo ka dhënë kontribut të madh në Kampionatin Botëror për femra, duke i mundësuar Suedisë vendin e tretë.