JOQ Albania
Home

Me fakte shkencore, “eksperti i tërmeteve” qetëson qytetarët: Nuk do të ketë tërmet të tretë, të fuqishëm
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/12/2019 23:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj, i cili ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmologjisë, ka dhënë një lajm të shumëpritur për shqiptarët, të cilët ende janë në panik për shkak të frikës nga tërmetet.

Ai u shpreh se pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit janë në rënia, ndërsa theksoi se nuk priten më tërmete.

Teksa u pyet nëse pritet një tërmet i tretë, i fuqishëm, Aliaj tha prerazi "JO", duke qetësuar kështu popullatën. Profesori i njohur e sqaroi edhe me fakte shkencore përgjigjen e tij.

Sipas tij, tërmeti i 21 shtatorit nuk mund të krahasohet me tërmetin e 26 nëntorit, pasi i pari ishte me aktivitet të vogël sizmik.

Më tej, ai përjashtoi çdo mundësi për një tërmet të ngjashëm me atë të 26 nëntorit gjatë ditëve apo muajve në vijim.

I ftuar në "ABC News", ai tha:

Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e tërmetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes. Aktiviteti sizmik po shuhet. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë."

Profesori vijoi me shpjegimin e tij se nga se shkaktohen tërmetet në ultësirën perëndimore të Shqipërisë.

Ai shtoi:

Është një zonë që akumuluar energji dhe vjen koha qe një energji e akumuluar që bëhet aq e madhe që është në mes dy pllakave, pllaka afrikane me pllakën evropiane. Kur përplasen këto pllaka, pllaka afrikane zhyttë futet poshtë pllakës euroaziatike e saldojnë shkëmbin dhe gjeneron tërmetin. Është një lëvizje e kontinenteve. Ky ndërveprim gjeneron tërmete në ultësirën perëndimore të Shqipërisë."

Ai tregoi edhe ndryshimet e tërmetit të 21 shtatorit me atë të 26 nëntorit.

Profesor Shyqyri Aliaj vijoi:

Zona e vatrës është rreth 40 km dhe po shuhet aktiviteti. Ka një ligjshmëri evolucioni i tërmetit. Ishte me magnitudë 5.6 tërmeti i parë dhe ai mbaroi aktivitetin e tij që ditën e parë të dytë. U shua se ishte termet jo i fuqishëm në vatër. Shkaktoi dëme që duheshin evidentuar. Tërmeti i dytë ka një vatër që po përpunohet dhe nuk ka për të pasur goditje tjetër."