JOQ Albania
Home

Pse tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi? Flet sizmologu Rrapo Ormeni
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/12/2019 23:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sizmologu i njohur, Rrapo Ormeni ka shpjeguar mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion" arsyen pse tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri.

Sipas Ormenit, tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi pasi kishte kohëzgjatje më të madhe dhe ishte jashtë tipikes.

Megjithatë, sizmologu theksoi se tërmeti i më i fortë i regjistruar në Shqipëri është ai i vitit 1979.

Ai tha:

Tërmeti më i fortë i regjistruar është ai i vitit 1979. Ky tani ishte më i frikshmi sepse ne që jemi sizmologë e mendojmë që zgjatja do të jetë 5, 15 apo 20 sekonda. Unë prisja të mbaronte kurse ai vazhdonte. Ishte shumë i gjatë jashtë tipikes. Zgjatshmëria vjen nga thellësia dhe nga madhësia e thyerjes. Sa më i thellë është aq më i gjatë është.”

Më tej, Ormeni u shpreh se dëmtimet më të mëdha nga tërmeti ndodhin në tokat kënetore, ashtu si në Durrës. Ai shtoi se në zona të tilla nuk duhet ndërtuar.

Sizmologu i njohur nënvizoi se Tirana nuk është e rrezikuar nga tërmetet, pasi ndodhet 35 kilometra larg dhe fuqia vjen 1.5 herë më e ulët.

Ai shtoi:

Dëmtime më të mëdha në toka të buta të ngopura me ujë. Studimi mikrozonik thotë se në zonën e kënetës në Durrës nuk duhet ndërtuar. Në Tiranë, nuk ka arsye ketë panik pasi është 35 kilometra, këtu vjen 1.5 herë më i ulët. Tirana ka truall më të qëndrueshëm. Magnituda e niveleve maksimal në Tiranë është e vogël."