JOQ Albania
Home

Sazan Guri: Ka goditje të përditshme dhe lëvizje të pllakave tektonike. Këto janë zonat më të prekura në Shqipëri
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/12/2019 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambientalisti dhe gjeologu, Sazan Guri, ka publikuar në llogarinë e tij në "Facebook" një hartë të Shqipërisë, e cila sipas tij tregon zonat tektonike që preken nga goditjet e përditshme të lëvizjes së pllakave tektonike.

Sipas Gurit, këto pllaka akumojnë energji për një kohë të caktuar dhe e çlirojnë atë pranë daljeve të tyre tektonike një herë në shumë vite, pa ndonjë rregull kohor.

Gjeologu thekson se në historinë e tërmeteve në vendin tonë, më i forti ka qenë ai i vitit 1273 në Durrës, me magnitudë 6.6 sipas shkallës Rihter.

Përveç këtij tërmeti dhe atij që ra në 26 nëntor, tërmetet që kanë goditur Shqipërinë nga viti 300 para Krishtit e deri më nuk kanë qenë më të fortë se 6.3.

Shkrimi i plotë:

Ja cilat jane zonat tona tektonike qe preken nga goditjet e perditshme te levizjes se pllakave dhe qe grumbullojne energji per nje kohe te caktuar dhe e shperthejne ate prane daljeve te tyre respektive tektonike nje here ne kaq vite, pa ndonje rregull kohor, por jo më të madh se 6.3 në histrorine e termeteve qysh 300 vjet para krishtit deri më sot meperjashtim te nje rasti me 1273 ne Durres qe ka qene 6,6, por i dyti pas 6 vjetesh ka qene me i ulet 6,0. Historikisht, te trete nuk ka pasur. them se duhet të shërbejë për ligjësi statisikore dhe po aq natyrore."