JOQ Albania
Home

U kërcënua me vdekje, Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/12/2019 21:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Agron Tufa, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK) u kërcënua me vdekje pak muaj më parë.

Së fundmi, raportohet se ai ka kërkuar azil politik në Zvicër, kjo pasi nuk ka siguri për jetën e tij personale dhe atë familjare.

Burime për Gazeta “Minerva” theksojnë se Tufa ka kërkuar zyrtarisht strehim politik në shtetin e Zvicrës dhe aktualisht ndodhet familjarisht i strehuar në një nga qendrat për azilantë politikë të këtij shteti.

Nga Zvicra, ai ka kërkuar dorëheqjen nga drejtori i ISKPK, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Prej disa kohësh, Tufa dhe instituti që ai drejton ishin vënë nën shënjestrën e goditjeve dhe sulmeve të mazhorancës.

Ai u kërcënua dhe u fye publikisht në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti i qeverisë Spartak Braho, ish-hetues e gjykatës i diktaturës komuniste.