Tani është zyrtare: Lionel Mesi është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019.
Argjentinasi e fiton këtë trofe prestigjoz për herën e 6-të në karrierën e tij, duke u bërë futbollisti me më shumë “Topa të Artë” të fituar në historinë e futbollit.
Në konkurrencë me Virgil Van Dijk, Messi numëroi më shumë vota sesa holandezi, duke u shpallur kështu fituesi i madh.
Messi tashmë e ka kaluar Cristiano Ronaldon në numrin e "Topave të Artë" të fituar, duke shkuar në gjashtë, me një më shumë sesa portugezi.
E gjithë skena është për sulmuesin e Barcelonës...