JOQ Albania
Home

Vijon marrëzia/ Pronarët riparojnë kolonën e pallatit të dëmtuar në qendër të Tiranës, pa ardhur ekspertët
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/12/2019 21:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit cilësohet si fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur vendin gjatë dekadave të fundit.

Lëkundjet e fuqishme të tokës mëngjesin e të martës i morën jetën 51 personave, lanë të plagosur mbi 700 të tjerë, si dhe shkaktuan dëmtime të mëdha në mijëra ndërtesa, një pjesë e të cilave u rrënuan plotësisht dhe të tjerat janë pritet të shpallen të pabanueshme.

Përveç Durrësit e Thumanës, që ishin dhe dy zonat më prekura, tërmeti ka shkaktuar dëmtime të mëdha edhe në disa ndërtesa e pallate në Tiranë.

Mirëpo, një fenomen i pazakontë nisi të manifestohej në ndërtesat e dëmtuara, që fillimisht nisi në Durrës e tashmë është pasur edhe në kryeqytet.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, në një pallat që ndodhet shumë pranë qendrës së Tiranës, pronarët kanë nisur të suvatojnë çarjet e shkaktuara nga tërmeti, pa ardhur ende ekspertët e posaçëm.

Sipas "Fax", fotoja e parë tregon dëmtimin e njërës prej kolonave të pallatit dhe punëtorët kanë vendosur skelat për ta riparuar, ndërsa në foton e dytë shihet "rezultati" pas punimeve të kryera për mbylljen e dëmtimeve të saj.