JOQ Albania
Home

Ronaldo mungon në ceremoninë e “Topit të Artë”, Van Dikj e thumbon keq
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/12/2019 20:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po mbahet në këto momente në Paris të Francës, ceremonia e “Topit të Artë” 2019.  Flitet se trofeun do e fitojë Messi, ndërsa ajo që bie në sy është mungesa e yllit të Juventusit, Kristiano Ronaldo.

Pasi mësoi që nuk do të jetë ai fituesi, portugezi ka zgjedhur të mos jetë fare prezent.

Pikërisht për mungesën e tij, nuk kanë munguar edhe thumbimet, konkretisht bga futbollisti i Liverupit, Virgil Van Dijk.

I pyetur nga gazetari për mungesën e Ronaldos, dhe nëse është një rival më pak për të, Van Dajk, i surprizoi të gjithë me përgjigjen e tij, duke bërë ironi.

GAZETARI: Kristiano Ronaldo nuk është sonte këtu, a është një rival më pak për ju?

VAN DAJK: Pse ishte Ronaldo një nga rivalët?