Tërmeti i 26 nëntorit, përveç 51 viktimave, shkaktoi dëme kolosale materiale, duke lënë qindra ndërtesa të shkatërruara e rrënuara, ndërsa mijëra të tjera kanë pësuar dëme të mëdha.
Dëme të shumta materiale janë shënuar edhe në Tiranë, ku një prej tyre është edhe godina e Televizionit Publik Shqiptar (TVSH).
Një punonjës i TVSH-së ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon rrezikun që i kanoset godinës ku ata punojnë.
Sipas tij, ende nuk ka ardhur asnjë ekspert për ta parë dhe kanë frikë të punojnë, pasi ndërtesa mund të shembet e mund t’i zërë brenda.
Madje punonjësi i televizionit publik shprehet se kanë bërë kërkesë tek drejtorët, por askush nuk ka pyetur për ta.
Siç shihet dhe në fotot e dërguara nga denoncuesi, godina e TVSH-së ka dëme të konsiderueshme materiale.
Por absurdi nuk mbaron me kaq! Ai tregon se një ditë pas tërmetit, drejtori ka dhënë urdhër që dyert e emergjencës të mbyllen.
Mesazhi i plotë: