Pas tërmetit të 26 nëntorit shumë familje kanë mbetur në pikë të hallit. Ata shprehen se ndihen në mëshirë të fatit dhe se nuk e dinë se çfarë do të bëhet me jetën e tyre.
Disa prej banorëve janë strehuar në çadra, të tjerë po flenë në makina. Kurse familja e Bajram Jangozit në Thumanë jeton në stallën e lopëve.
Ata ka thënë në një intervistë për ‘ora news’ se shteti i ka harruar dhe se askush nuk i ka dhënë qoftë edhe një çadër. Bajram Jangozi ka thënë i prekur:
Gjendja pas tërmetit në zonën e Thumanës është ende e rënduar dhe ka shumë banorë që ndihen të pashpresë.