JOQ Albania
Home

“Nuk janë zbatuar rekomandimet gjeologjike e sizmike”, flet inxhinierja Hysaj: Mos prishen objektet pa ekspertim
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/12/2019 18:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa jemi pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.4 sipas shkallës Rihter, që la pas 51 viktima, të shumtë janë ekspertët që kanë konstatuar në terren se shumica e ndërtesave në Durrës, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit, janë ndërtuar pa asnjë kriter.

Së fundmi, inxhinierja Mimoza Hysaj është shprehur se në ndërtime nuk janë respektuar një sërë rekomandimesh sizmike e gjeologjike.

E ftuar në rubrikën "Opinion" në News24, Hysaj theksoi se gabimet në ndërtim duhet t’i shërbejnë të ardhmes.

Ajo bëri thirrje që asnjë objekt i dëmtuar nuk duhet të prishet pa një ekspertim.

Hysaj tha:

Ndërtimet, kjo tragjedi duhej të ndalohej. Rekomandimet gjeologjike e sizmike nuk janë respektuar. IKMT po të ishte në pozicionin e duhur, disa ambiente do të ishin në këmbë. Gabimet në ndërtim duhet t’i shërbejnë të ardhmes. Nuk duhet të ketë prishje objektesh pa një ekspertim."