JOQ Albania
Home

I pamëshirshëm për 51 jetë të shuara nga tërmeti, Rama i përmend ‘botën tjetër’ banorëve të prekur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/12/2019 18:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Takimi i Ramës në zonën e ish-kënetës është shoqëruar me shumë incidente dhe acarim nga ana e kryeministrit, i cili nuk qëndron dot pa treguar negativitetin që e përshkruan.

Ai sërish nuk është përmbajtur, teksa një banor ka thënë se hoteli që do akomodohen është shumë larg.

I pamëshirshëm për 51 jetë që u shuan nga tërmeti me magnitudë 6.3, Rama i përmend banorëve sërish vdekjen.

Banorë thotë se: ‘Më kanë thënë në hotel në Golem, por është larg’.

Rama i përgjigjet: ‘Është larg, po në botën tjetër është afër’?

Debati Rama-banori:

Banori: Pallati jonë ka aq banorë sa mund të dali një deputet, problem jonë është se ka gjithë ata banorë që as nuk kanë ku qëndrojnë as ku hanë.

Rama: Ju kemi thënë të shkoni në hotel, ça t’ju bëj unë t’ju marr të gjithëve një nga një.

Banori: Rregulloni ndonjë çadër afër banesave. Ka njerëz që shkojnë atje dhe nuk flenë. Ka njerëz që janë në nevojë që duan të marrin ushqime.

Rama: Kush janë këta njerëz?

Banori: Ja ku i ke

Rama: Hajdeni me mua t’ju çoj në hotel. Do marrinm listat dhe të përputhen listat me faktin, se mund të ketë edhe të pastreh qëshfrytëzojnë në një farë mënyre situatën, por kjo nuk bëhet pë rata tani. Është qesharake çadra poshtë pallatit? Në hotel ka kamarier, infermier, lavatrice, shërbimet të gjitha.

Banori: Duan kalamajtë të marrin librat

Rama: Ça libri do të ta sjell unë. Do t’ju hap një bibliotekë pastaj dh eta lini bosh.

Rama: Në Golem thotë është larg, po në botën tjetër është afër. O zot i madh, të bëjnë me fol me vete.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Durrës, Qytethttps://e-albania.al/dhuro/

Publiée par Edi Rama sur Lundi 2 décembre 2019