JOQ Albania
Home

Ndodh edhe kështu! Rama përplaset me të tijin, nuk duron dot ndërprerjen e fjalës nga ministri Çuçi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 02/12/2019 17:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa përplasje kanë ndodhur në Shtabin e Emergjencës, ku ministri Bledi Çuçi i ka ndërprerë disa herë fjalën kryeministrit Rama.

Ky i fundit po jepte disa porosi në lidhje me situatën pas tërmetit duke iu referuar kështu edhe çështjes së inerteve nga shembja e pallatave.

Menjëherë, ministri është hedhur duke ndërhyrë e duke thënë se e ka rregulluar këtë çështje.

Mirëpo, Rama i ka shumë inat ndërprerjet pasi vuan nga deliri i madhështisë dhe dëshiron që të flasë dhe të dëgjohet vetëm ai.

Kryeministri u tensionua dhe i kërkoi atij që të mos fliste derisa të mbaronte vetë

Momenti i replikave:

Edi Rama: Pallatet që janë minus, negativ, ky nuk bën do shembet. Është problemi i inerteve

Bledi Çuçi: E kam zgjidhur atë punë

Edi Rama: Një minutë. Është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit me pikat ku janë inertet. Dua një hartë me pikat. Do ta pasteojmë para Vitit të Ri komplet. Ky është kuadrati jot shko pastroje.

Bledi Çuçi: Është zgjidhur

Edi Rama: Në rregull. Inertet do depozitohen të gjitha në Porto Romano.

Bledi Çuçi: Është zgjidhur

Edi Rama: Po një minutë më lër të flas. Nëse i keni zgjidhur, shyqyr që i keni zgjidhur. Prandaj të kam vënë aty ti zgjidhësh. Më bëhet qejfi që i keni zgjidh. Të mbaroj unë dhe pastaj

Bledi Çuçi: Ok më fal