JOQ Albania
Home

Aktivisti për të drejtat e fëmijëve, publikon vizatimin e 5-vjeçari: Dolëm jashtë se shpia u hap në 3 copa
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02/12/2019 15:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Altin Hazizaj, i cili  është drejtori i përgjithshëm i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA Shqipëri) ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale vizatimin e një fëmije, i cili ka ndarë momentet e përjetimit të tërmetit.

Vizatimin e ka bërë Leo një fëmijë 5 vjeç. Sipas Hazizaj, Leo e ka shpjeguar vizatimin e tij duke thënë se shtëpia u hap në tre copa dhe më pas ra shumë shi.

Kujtojmë këtu se kanë qenë të shumtë psikologët që kanë ardhur edhe nga Kosova për të qenë pranë fëmiljëve dhe jo vetëm, pas tmerrit që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Fëmijët e prekur nga tërmeti janë ata që kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve, për të kaluar atë që kanë përjetuar.

Postimi plotë:

Kjo eshte piktura e Leos, 5 vjeç, i cili ka ndare me ne momentet e perjetimit te termetit. Ai e shpjegon keshtu vizatimin e tij: "Familja jone doli jashte te makina me rrota bashke me bebin qe ne karroce qe eshte motra ime. Ne dolem jashte se shpia u hap ne 3 copa nga termeti dhe ra shume shi…e ngjyrosa me te kuqe pasi doli dhe zjarr nga çatia."