JOQ Albania
Home

“Luajtëm mendsh”/Fqinja e familjes Reçi: Shqipja i mbante fëmijët afër vetes, sikur e ka ditur
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/12/2019 14:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në lagjen 15 në qytetin e Durrësit një familje e tërë u shua nën rrënojat e shtëpisë së tyre. Bëhet fjalë për familjen Reçi.

Një zonjë e moshuar, mikeshë e familjes Reçi, në një prononcim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ndalon dhe shpreh mes lotësh disa momente përjetimi me të ndjerët, bashkëmoshatarë të fëmijëve të saj.

E përlotur, ajo u shpreh:

Kemi qenë komshinj të vjetër, kemi ndenjur 21 vjet. Kemi rritur fëmijët me një vend, i kemi lindur ajo një vit para, unë pas. Hanim bukë me njëri-tjetrin, se kishin një zemër që nuk e kishte njeri. Shqipja ishte grua që nuk duhet t’i ndodhte kjo. Këta ishin njerëz që nuk thonin njëherë “jo”. Ato fëmijë ishin shembull, me shkollë të lartë. Mjerë ata çfarë iu ka rënë. Shqipja i mbante fëmijët afër vetes, sikur e ka ditur.
Këtyre njerëzve nuk duhet t’iu ndodhte asnjëherë kjo gjë. Na ka pikuar në shpirt. Kam lajmëruar kalamajtë, kanë luajtur mendsh, kur e morën vesh. Ishte radha jonë, jo e fëmijëve”.

Në zonën përreth shikon vetëm rrënoja, njerëz të uritur dhe të pasigurt për jetën. Tashmë kanë kaluar disa ditë nga tërmeti, por nuk kanë munguar lëkundje të tjera, ndonëse me intensitet më të ulët kanë traumatizuar njerëzit, shumica e të cilëve flenë në makina.

Image