JOQ Albania
Home

Messi pritet të fitojë sonte “Topin e Artë”, Ronaldo merr vendimin e papritur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/12/2019 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Do të organizohet sonte në Paris, ceremonia e dorëzimit të "Topit të Artë" për vitin 2019.

Nga lajmet që po qarkullojnë orët e fundit, mësohet se fituesi do të jetë Leo Messi. I dyti në renditje do jetë Van Dijk, ndërsa i treti do jetë Salah.

Pasi ka mësuar se nga publikimet e fundit, nuk do të jetë as tek tre të parët, Cristiano Ronaldo ka vendosur të refuzojë ftesën nga revista “Francë Football” që organizon eventin.

Nga ana tjetër, Kristiano do të marrë pjesë në “Grand Gala”, që organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve.

Në këtë event, Ronaldo prite që të shpallet lojtari më i mirë i Serisë A për sezonin që lamë pas.

Eventi pritet që të zhvillohet në të njëjtën kohë me ceremoninë e “Topit të Artë”, ku nga ana tjetër me shumë gjasa Leo Mesi do të fitojë për herë të gjashtë Topin e Artë.