JOQ Albania
Home

Shqiptari nga Kosova dënohet me 4 vjet burg, ishte luftëtar i ISIS
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 02/12/2019 14:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit Agon Misini për veprën penale Organizimi dhe Pjesëmarrja në grup terrorist.

Agon Misini, i akuzuar për këtë vepër penale, është shpallur me faj dhe ka marrë 4 vite dënim me burg, raporton JOQ KOsova.

Misini ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pasi që fillimisht me datë 24.07.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes vend kalimit kufitar Hani i Elezitkishte shkuar në territorin e Maqedonisë, nga ku kishte kontaktuar me përkrahës të organizatës terroriste ISIS.

Pastaj në kohë të pa vërtetuar të muajit gusht 2015 me pasaportë të falsifikuar kishte udhëtuar nga Shkupi për në Stamboll dhe më pastaj kishte depërtuar në kufi të shtetit të Sirisë dhe me të arritur në Siri i ishte bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

Më pas, pas trajnimeve taktike dhe luftarake kishte marrë pjesë aktivë në luftërat e Sirisë ku edhe me datë 26.07.2017 është arrestuar nga forcat kurdë ku ka qëndruar deri me datë 19.04.2019, me ç’ rast edhe është kthyer në Kosovë.