JOQ Albania
Home

“Kurseva në 42 vjet punë”/ Banori nga Durrësi: Bleva shtëpi si në Paris, pronari të më kthejë paratë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 15:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e mbledhur para Bashkisë së Durrësit janë shumë të tronditur nga situata pas-tërmetit, pasi shumë prej tyre kanë mbetur në qiell të hapur ose kanë frikë të futen në banesat e dëmtuara.

Për oranews banorët shprehen të shqetësuar dhe thonë që përveç dëmtimeve në infrastrukturë kanë edhe shqetësime psikologjike.

Njëri nga banorëve thotë se kishte vetëm 9 muaj që ishte futur në apartamentin e ri për të cilin ka dhënë kursimet e 42 viteve punë.

Madje thotë se pronari i pallatit duhet t’ia kthejë paratë, pasi për atë shtëpi ka paguar sikur të blinte shtëpi në Paris.

Banori shprehet:

Vajta për 42 vjet mësues, kurseva si kurseva, 38 mijë euro bleva shtëpi tek isha fabrika e Bukës. 9 muaj që jam futur aty. Është e shkatërruar. Unë e di që qoftë Shqipëria qoftë qeveria janë në hall. Unë nuk dua gjë tjetër veçse ti marr atij pronarit paratë e mija dhe asgjë tjetër. Do flejë jashtë, veç të më japë paratë e mija dhe të iki. Apartamentet janë shitur si kulla e Parisit"