JOQ Albania
Home

“Benzi” rrëzohet nga ura dhe bie në lumë, vdes shoferi
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 14:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 46-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në një aksident rrugor në Reps.

Mjeti Mercedez Benz që ai drejtonte, ka rënë nga ura në lumë. Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale A.M (Gj)., 46 vjeç banues në Orosh, Mirditë.

Ndërsa mësohet se po udhëtonte vetëm në mjet. Për të nxjerrë makinën është dashur ndërhyrja e vinçit.

Policia ka nisur hetimin për aksidentin.