JOQ Albania
Home

Dëmtime serioze edhe në institucione, i vihet shiriti Bashkisë së Kurbinit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02/12/2019 14:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Godinës së bashkisë Kurbin i është vënë shiriti, pasi ka dëmtime serioze.

Nga verifikimi rezulton se mund të ketë shembje të brendshme dhe mund të zërë poshtë punonjësit.

Po ashtu edhe godinat e Prokurorisë dhe Gjykatës kanë dëmtime serioze, por ende nuk është bërë verifikimi përfundimtar i tyre.

Të dyja ndërtesat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit.