JOQ Albania
Home

Zbulohet para kohe fituesi i “Topit të Artë”, Ronaldo nuk është as në treshe
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/12/2019 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme në Paris do të shpallet edhe fituesi i "Topit të Artë" për vitin 2019. Kandidatët kryesorë janë tre. Lionel Mesi, Virxhil Van Dajk dhe Kristiano Ronaldo.

Megjithatë, siç ndodh në pjesën më të madhe të rasteve, fituesi zbulohet më përpara. Kështu ka ndodhur dhe sot.

Në rrjetet sociale, është bërë viral një publikim, i cili tregon renditjen përfundimtare të kandidatëve.  Sipas kësaj liste, ai që do të triumfojë do të jetë sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi.

Vendi i dytë i takon Virgil Van Dijkut, ndërsa Ronaldo nuk duket as në treshen e parë,pasi pas holanfezit vjen Mohamed Salah që mbyll podiumin.

Tashmë, mbetet të shihet nëse kjo renditje konfirmohet në mbrëmje, teksa të gjithë mediat konfirmojnë se Mesi është fituesi i kësaj radhe.