JOQ Albania
Home

Rama dha urdhër të arrestohej, sot lihet e lirë 25-vjeçarja nga qyteti i Durrësit që “përhapi panik”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/12/2019 13:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

25-vjeçarja nga Durrësi, Xhuliana Aliaj e cila u arrestua tre ditë më parë me akuzën e përhapjes së panikut, pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin, është lënë e lirë nga Gjykata ditën e sotme. Ajo doli këtë të hënë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.

Vendimi i marrë ishte detyrim paraqitje. E reja u akuzua për kryerjen e veprës penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Sipas policisë ajo postoi në Facebook “shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëpërmjet efekteve të këtyre lajmeve”.

Kujtojmë se e reja është një besimtare e devotshme kaolike dhe në shkrimet e saj kishte bërë apel për t’u larguar nga Porto Romano për shkak se nga tërmeti ishte çarë hidrovori dhe mund të shpërthente depozita e gazit.

Për këtë lajm, e reja i është referuar lajmeve të publikuara në mediat italiane.

Risultato immagini per xhuliana aliaj"