JOQ Albania
Home

Dëmtohen nga tërmetet pallatet e ndërtuara nga deputeti socialist Sadri Abazi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/12/2019 12:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dëmtime të mëdha nuk ka psur vetëm Durrësi e Thumana, por edhe kryeqyteti, Tirana, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Këtë e kemi parë hap pas hapi në raportimet e shumta dhe dëshmitë që kanë dhënë banorët e Tiranës.

Përgjithësisht, sipas të dhënave zyrtare, ndërtesat që kanë pësuar më shumë dëmtime, janë ato të vjetra, të parikonstruktuara. Por ajo që bën përshtypje, është dëmtimi i disa pallateve të reja, të ndërtuara nga deputeti i Partisë Socialsite, Sadri Abazi.

Bëhet fjalë për një kompleks banimi në rrugën “Skender Kosturi” në Tiranë, ku ka dëmtime të shumta në apartamentet e banimit. Sipas “Shqip” raportohet se edhe pallate të tjera të deputetit të PS kanë pësuar dëme, por rastet po mbahen të izoluara.

Dëmtimi i këtyre pallateve, nuk vjen si pasojë e lëkundjeve të forta, por për shkak të punimeve të dobëta e jocilësore.